Çfarë synimesh (qëllimesh) kemi kur të hyjmë në muajin Ramazan?

1- Synimi (nijeti) i parë:
Përmbushja e urdhërit të Allahut të Madhëruar dhe pasimi i Sunetit të Profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, pasi agjërimi i muajit Ramazan është një nga pesë shtyllat e Islamit.

2- Arritja e devotshmërisë, sepse Allahu i Lartësuat thotë:
{كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ}
“Agjërimi ju është bërë obligim sikurse u ishte obligim i atyre që ishin para jush, që të bëheni të devotshëm.”
“Që të bëheni të devotshëm” do të thotë se ky muaj duhet të jetë muaji i devotshmërisë. Kini frikë Allahun, sepse kush i frikësohet Allahut do t’i falen mëkatet dhe do t’i shtohet shpërblimi.

3- Që ju të arrini shkallët më të larta tek Allahu.
Nëse në ditët e agjërimit mund të ndjeni se keni uri, gëzohu me këto ndjenja dhe dije se po kryen një adhurim dhe pikërisht atë që do Zoti i Madhëruar prej teje.
Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Agjëruesi ka dy gëzime: një gëzim ku bën iftar dhe një gëzim kur do të takohet me Zotin e Tij.”

4- Që agjërimi juaj të jetë shkak për shpëtimin tuaj në Ditën e Gjykimit.
Veprat do të vihen në peshore dhe kur të vihet në peshore dhe të rëndojnë veprat e këqija, Allahu e shumëfishon shpërblimin e agjërimin dhe e bën të rëndojë në anën e verpave të mira, sepse Allahu thotë në hadithin Kudsij:
“Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, se ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”
Dhe Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu ia largon fytyrën nga Zjarri shtatëdhjetë vite.”

5- Që ky agjërim është shkak për të hyrë në Xhenet.
Në Xhenet është një derë që quhet Er-Rajjan, nga e cila thirren dhe hyjnë vetëm agjëruesit. Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thot “Vërtet, në xhenet është një derë që quhet Er-Rejjan, nëpër të hyjnë në Xhenet agjëruesit ditën e Kiametit dhe nuk hyn në të askush tjetër. Do të thuhet: “Ku janë agjëruesit?” Pastaj do të hynë përmes saj dhe kur të hyjë i fundit, ajo derë mbyllet dhe nuk hapet më.”

6- Që të jetë agjërimi ndërmjetësues për ty.
Ditën e Kijametit do t’ju vijë agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për agjëruesin dhe lexuesin e Kuranit. Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kiametit. Agjërimi do të thotë: “O Zot! E kam penguar nga ushqimi dhe epshi gjatë ditës, më mundëso të ndërmjtësoj për të!” Kurani do të thotë: “E kam penguar nga fjetja gjatë natës, më mundëso të ndërmjetësoj për të!” Atyre dyve do ju mundësohet ndërmjetësimi.”

7- Me agjërimin e Ramazanit bëj nijet të largohesh nga gjynahet e të kaluarës dhe të mos i përsërisësh në të ardhmen.
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe me shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet që ka bërë në të kaluarën.”
Hyni në Ramazan duke i kërkuar Allahut të Madhërishëm që t’jua largojë nga gjynahet, ta largojë dashurinë dhe varësinë ndaj tyre me të gjitha detajet nga ju dhe nga zemra juaj.
– Dhe me agjërimin tënd syno që Allahu t’ju mbyllë dyert e së keqes.
Sepse ndonjëherë mund të jesh i mirë dhe i drejtë, por dera e së keqes hapet para teje dhe nuk mund të rezistosh, prandaj kemi nevojë për mbështetje nga Allahu që të mos shohim dyert e së keqes në radhë të parë dhe t’i mbyllë ato nëse na paraqiten.

8- Që të jetë shërim për çdo gjë që të mundon zemrën.
Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A tju tregoj se çfarë e largon nxehtësinë nga gjoksi? Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji.”
Nxehtësia: është ajo nxehtësi që njeriu gjen në gjoks nga urrejtja, zilia, mashtrimi zemërimin dhe hipokrizia. Agjërimi e largon këtë nxehtësi.

Adelina Kuçana