Përgjigje:

Fotot apo bisedat e bëra, duhet të fshihen të gjitha. Nuk lejohet të mbahen sepse prej kushteve të pendimit është largimi tërësisht nga mëkati. Nëse njeriu është penduar sinqerisht tek Allahu, atëherë duhet të largojë e shlyejë gjërat e së kaluarës që kanë të bëjë me atë mëkat. Nëse dikush ka pasur një lidhje duke mbetur fotot apo bisedat etj., atëherë ato duhet të fshihen, të mos mbahen. Kjo është shenjë e pendimit të sinqertë. Nëse vazhdon t’i mbash kjo tregon se ai mëkat ende ka gjurmët e tij në zemrën tënde, andaj duhet sa më parë të fshihen. Arsyeja tjetër është se nëse i lë të ekzistojnë ende tek ti, atëherë ka mundësi të ndikojnë të ardhmen tek ti dhe t’i kthehesh përsëri atij mëkati.

Kur pendohesh nga një mëkat, ai duhet të largohet tërësisht nga jeta jote, po ashtu dhe shkaqet e gjërat që ndërlidhen me atë mëkat. Ka mundësi që në të ardhmen në një moment të dobët tëndin, duke qenë në kontakt me ato gjëra, të të ndikojnë dhe të kthehesh përsëri në atë mëkat.

Sa i përket rrobave apo dhuratave të shkëmbyera, duhet të largohen edhe ato, duke mos mbetur asgjë prej asaj lidhje të ndaluar të së kaluarës, pra i dhuron te dikush tjetër.

/Hoxhë Lulzim Perçuku – udhezimi.com/