Pejgamberi ﷺ thotë:

Kur teshtini, thoni: 

الْحَمْدُ لِلَّهِ.

Elḥamdu lil-lãh!

(Lavdia i takon Allahut).

Kurse vëllai ose shoku i pranishëm duhet t’i thotë:

يَرْحَمُكَ اللَّهُ.

Jerḥamukall-llãh!

(Të mëshiroftë Allahu!).

Nëse i pranishmi pra, i thotë:

Jerḥamukall-llãh!, atëherë teshtitësi duhet t’ja kthejë me lutjen:

يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.

Jehdĩkumull-llãhu we juṣliḥ bãlekum.

(Allahu ju udhëzoftë dhe ju përmirësoftë gjendjen!).[1]

 

KUR NJË JOBESIMTAR TESHTIN DHE THOTË  ‘ELḤAMDU LIL-LÃH!’

يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.

Kur një jobesimtar teshtin dhe thotë: ‘Elḥamdu lil-lãh!’, i thuhet: Jehdĩkumull-llãhu we juṣlih bãlekum.

(Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!).[2]

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)


[1]Buhariu.

[2]Tirmidhiu (Sahih Ebu Davud).