Pyetje: Më ka vdekur babai(Allahu e mëshiroftë) para 8 viteve nga sëmundja e kancerit edhe motra me ka vdekur nga sëmundja e kancerit para dy muajve, kurse vellai tash është sëmurë çfarë don të thotë kjo dijetar i nderuar?

Përgjigje: Kjo është sprovë nga Allahu -azevexhel- dhe lusim Allahun që t’i mëshirojë babain dhe motrën tënde dhe ta shërojë vëllain tënd. Është vështirë t’i gjesh shkaqet e njohjes të kësaj sëmundjeje nëpërmjet pyetjes dhe përgjigjes në internet mirëpo kjo mund të dihet nëpërmjet ndonjërit nga doktorët që janë të specializuar në këtë drejtim ajo që lypet nga ti është ta mbash vetën tënde duke bërë sabër sepse Allahu thotë në Kur’an: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” (Shura 30). Dhe nëse muslimani goditet me diçka prej këtyre sëmundjeve atij i falen gjynahet dhe i ngritet shpërblimi te Allahu nëse bën sabër dhe pret shpërblim thotë Allahu: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë gjë prej frikës, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” (El Bekare 155-156-157). Allahu ju ruajtë nga çdo e keqe dhe Allahu ju shëroftë dhe ua faltë gjynahet dhe ju furnizoftë me sabër dhe bindje dhe ju bëftë shkak që me udhëzuar njerëzit dhe mos ju bëftë prej të humburve dhe prej atyre që të bëhesh shkak me i humb të tjerët.

/ Shejh Nasir ibn Suleman Omer/ ” 200 pyetje dhe përgjigje të rëndësishme nga dihetarë të mëdhenj”