Përgjigja: Ndalesa nuk është për namaz. Por, ndalesa është e përgjithshme. Nuk është mirë që besimtari të qëndrojë mes diellit dhe hijes. Kështu ka ardhur në hadith. Kjo nuk është haram (ndalesë e madhe), por është vepër e papëlqyeshme/e urryer. Dijetarët kanë përmendur arsye të ndryshme pse ka ardhur kjo ndalesë në hadithet profetike. Disa kanë thënë se njeriu nuk duhet ta dëmtojë njërën pjesë të trupit duke e lënënën diell, e njërën nën hije, por duhet futur të gjithë trupin nën hije. I gjithë trupi është amanet nga Allahu për njeriun dhe ai duhet të kujdeset njëjtë për të gjithin. Disa dijetarë kanë thënë se vendi ku ka hije dhe diell është vendi ku
qëndrojnë shejtanët, andaj besimtari nuk bën të qëndrojë aty, por duhet ose të shkojë aty ku ka veç diell ose ku ka veçhije. Sidoqoftë, nëse personi është duke u falur në xhami dhe depërtojnë rrezet e diellit prej dritares, ai nuk ka përgjegjësi dhe mëkat për këtë, sepse nuk mund ta lërë safin zbrazur.

/Hoxhë Lululzim Perçuku/