Njerëzit ndahen në tri kategori kur bëhet fjalë për ditën e Ashuras:

1- Muslimanët që e agjërojnë atë; si falënderim ndaj Allahut që bëri të triumfojë e vërteta dhe duke ndjekur dy Profetët fisnikë që janë Musai dhe Muhamedi – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dy – si dhe që të arrijnë (me agjërimin e asaj dite) shpërblim (në botën tjetër).

2- Rafidijt që janë të pikëlluar gjatë kësaj dite, shfaqin pikëllimin dhe trishtimin e tyre. Ata pretendojnë se e bëjnë këtë për shkak të vdekjes së Husejnit – Allahu qoftë i kënaqur me të –, qajnë, godasin vetet e tyre me zinxhir, vajtojnë, çirren, bërtasin dhe lëndojnë veten nga pikëllimi për vdekjen e Husejnit – Allahu qoftë i kënaqur me ta, siç pretendojnë.

3- Disa muslimanë të cilët gëzohen në këtë ditë dhe e konsiderojnë atë ditë feste. Aty u ofrojnë dhurata familjarëve, shfaqin shenjat e një feste si dekorime e të tjera; dhe kjo është bidat (shpikje).

Dhe që të dy grupet: ata që pikëllohen gjatë kësaj dite dhe ata që gëzohen: janë gabimtarë dhe bidatçinjë.

Ndërsa, ata të cilët agjërojnë këtë ditë dhe falënderojnë Allahun për këtë mirësi, kjo është rruga e mesme, në përputhje me Sunetin. Dhe të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut!

 

Shejkh Salih El-Feuzan

Burimi: https://youtu.be/PPnQvNFxpr4
Përktheu: Shpend Rrustemi