Pyetja: A mundem me agjëru prej ditës së shtunë, për shembull, ditët që i kam borxh për agjërim? Dua ta di më saktë, a është problem me nisë agjërimin në cilëndo ditë të javës? Mua më konvenon për shembull të shtunën dhe të enjten, sepse ato ditë i kam pushim.

Pergjigja:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Po lejohet në këtë rast, pasiqë diskutimi i dijetarëve është për agjërimin vullnetarë të përgjithshëm i cili nuk ka ndonjë shkak, të cilin një pjesë e kanë konsideruar si të urryer- mekruh.Ndërsa këtu bëhet fjalë për kompenzim kaza i cili është farz. Aq më tepër që këtu është edhe arsyeja tjetër e pushimit.
Vallahu teala A’lem.

Burimi: pergjigje.net