Pyetja: E kam dëgjuar një hoxhë në televizor duke dhënë fetva, ai thoshte: nëse hyn në xhami ndërsa imami është në sexhde, ti duhet të bësh ruku dhe ta plotësosh rukunë tënde, pastaj ta arrish imamin, nëse ai është në sexhde, edhe ti bën sexhde me të, e me këtë llogaritesh ta kesh zënë rekatin?

Përgjigja: Kjo fetva është në kundërshtim me urdhrin e Pejgamberit ﷺ, ngase Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur ta dëgjoni ikametin, nisuni për në namaz, mirëpo ecni të qetë e pa nxitim, mos u ngutni, atë që e keni arritur faleni, e atë që ju ka ikur plotësojeni.” Andaj, ky nëse e ka arritur imamin në sexhde, e ka obligim (vaxhib) që të bie në sexhde me të, dhe nuk i lejohet që ta kryejë rukunë para se të bie në sexhde me imamin; sepse Pejgamberi ﷺ tha: “Atë që e keni arritur faleni, e atë që ju ka ikur plotësojeni.” E këtij personi i ka ikur rukuja, e si ta falë rukunë ndërsa ajo i ka ikur me imamin? Andaj kjo fetva është gabim pa dyshim.

 

 

Burimi: Silsiletu Lika'atil-bab-l-Meftuh - Likau El-Babi-l-Meftuh [18]
Shejh Muhammed ibën Sâlih El-Uthejmin
Përktheu: Defrim Fazliu
https://t.me/MuhamedUthejmin