Pyetje: “Kërkoj që të më jepni një fetva lidhur me vërtetësinë e ekzistencës së Mehdiut, ku thuhet se do jetoj në tokë. Dhe a ka ndonjë hadith të vërtetë i cili e përmend atë? Allahu ju shpërbleftë.”
Përgjigje: “Falënderimi i takon Allahut të Vetëm. Salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e e Allahut, familjen e tij dhe shokët e tij.
Hadithet të cilat e përmendin shfaqjen e Mehdiut janë të shumta, të cilat transmetohen në librat e imamëve të hadithit. Një grup i dijetarëve theksojnë se ato hadithe janë “muteuatir” (ato hadithe që trasmetohen nga një numër i madh transmetuesish, gjë që nënkupton pamundësinë për të qenë të dobëta) në kuptim, në mesin e tyre janë “Ebul-Hasen el-Aaxhurij që është nga dijetarët e shekullit të katërt hixhrij, gjithashtu dijetari i madh Es-Sefarinij në librin e tij “Lauami’ul-Enuaril-Behijeh” dhe dijetari fisnik Esh-Sheukani në librin e quajtur “Et-Taudih fi Teuatur Ehadithl-Mehde ued-Dexhal uel-Mesih”.
Dhe Mehdiu ka shumë shenja të njohura të cilat janë përmendur në hadithe, nga të cilat të rëndësishmja është: “Se Ai do ta mbushë tokën me drejtësi dhe paanshmëri pasi që është mbushur me padrejtësi dhe shtypje”.
Ndërsa nuk është e lejueshme për askënd të besojë se ai apo ky, bir i këtij apo atij është Mehdiu, derisa shenjat të shfaqen shenjat të cilat i ka përmendur Profeti صلى الله عليه و سلم në hadithe të vërteta.
I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, Fetvaja nr.: 2844/1.