Pyetje: “Unë jam një grua e re e martuar dhe unë dua të zbukurojë flokët e mia për burrin tim dhe për mahremin tim. A është e lejuar që të lyej flokët e mia apo të përdorë kozmetikë që përdoren aktualisht për këtë? Vlen të përmendet se unë nuk dua ti ngjyrosë të kuqe. A është kjo e ndaluar?”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe me riparimin e flokëve duke i larë dhe kreh ato dhe duke përdorur substancat që mund të përmirësojnë flokët. Nëse flokët e tua janë të thinjura, ose janë ngjyrosur me ngjyrën e gabuar, janë zbardhur, është e lejueshme për ti ngjyrosur ato në cdo ngjyre, përvec ngjyres së zezë. Në qoftëse ke ngjyren normale, as nuk i ke të thinjura e as nuk i ke të ngjyrosura me ngjyre të gabuar, ato nuk duhet të ngjyrosen pasi kjo do të ishte një lloj i mashtrimit dhe ndryshim i asaj që Allahu (I Lartësuar qoftë Ai) ka krijuar.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”