Pyetje:
A i jepet zekati motrës apo vëllait të gjakut?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Po, është e lejuar që t’ia japësh zekatin motrës dhe vëllait, nëse ata janë të varfër dhe jetojnë nëpër shtëpitë e tyre të ndara. Kjo vlen vetëm nëse ata janë prej atyre që meritojnë zekatin, domethënë ata që nuk kanë mundësi financiare për t’u mbijetuar.
Allahu e di më mirë!
Hoxhë Hariz Allkoci