Pyetja: A lejohet qëndrimi në ato grupe (në rrjetet sociale) kur janë të hapura për shkollën/fakultetin dhe flitet kryesisht për mësim?
Përgjigjja:Lavdfalënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat i takojnë të Dërguarit të Tij.
Grupet në rrjetet sociale, apo takimet online, në shumë dispozita sheriatike iu ngjajnë takimeve reale e ndejave fizike. Si rrjedhojë, nëse në ato takime e ndien veten të tepërt; fjala vien, nëse mund t’i pengosh anëtarët në ato grupe të veçanta apo takime, apo prezenca jote nuk i lë të shprehen lirshëm, nuk duhet të marrësh pjesë në to.
E nëse nuk ndihesh i tepërt në to, madje edhe mund te përfitosh prej tyre, dhe paraprakisht të japin leje për t’u anëtarësuar në to, nuk ka ndonjë problem sheriatik të qëndrosh në to.
Nëse nuk përfiton asgjë nga ato grupe e takime online, edhe nëse ke leje për anëtarësim ne to, më mirë është te mos humbet koha në gjëra që nuk përfitojmë prej tyre, por të merremi me diçka tjetër që është e dobishme për ne.
/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/