Pyetja:

Është vërtetuar se një njeri bën mëkate, luan bixhoz dhe gënjen, ndonëse është me mjekër dhe vesh rroba (izar, pantolla) të shkurtra. A na lejohet t’i themi atij: “Mjekra për ty është haram”?

Përgjigja:

I tilli, pa dyshim, është nga ata njerëzit që kanë bërë bashkë veprën e mirë dhe të keqe. Ndoshta Allahu i Plotfuqishëm e falë.

Po ashtu, nuk lejohet ta konsiderojmë të keqe veprën e mirë, ashtu siç nuk lejohet urdhërimi për të keqen dhe nuk lejohet ndalimi nga e mira. Kur njeriu e lëshon mjekrën, ai në këtë rast përmbush një obligim. Mirëpo, nëse në anën tjetër gënjen apo bën mëkate të tjera, kjo nuk duhet të na shtyjë që ta sprapsim apo ta largojmë nga ajo vepër e mirë që e ka. Përkundrazi, ne duhet ta shfrytëzojmë atë vepër të mirë për ta këshilluar që t’i shtojë veprat e mira dhe ta frenojë veten për shkak të tyre, nga veprat që bien ndesh me Sheriatin!

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
| Eshritatu Muteferrikatu 012 |
Përktheu: B. Gj.