Pyetësi thotë:
“Nëse dyshon gjatë recitimit të sures që nuk e ka recituar elFatihan dhe nuk është i sigurt a e ka thënë apo jo, a duhet ta thotë elFatihan për shkak të këtij dyshimi apo të vazhdojë në recitimin e sures dhe pastaj e bën sexhden e harresës për ta evituar dyshimin?!”
- Përgjigja:
Duhet ta recitojë elFatihan përderisa ka dyshim, mirëpo me kusht që mos të jetë me shumë dyshime, sepse ai që ka shumë dyshime apo që ka thjeshtë dyshim si shkak i iluzionit, nuk merret për bazë. Nuk konsiderohet dyshim, sepse ka prej njerëzve që sa herë që falen dyshojnë mos kanë shtuar, apo mos kanë pakësuar, apo dyshojnë në nijet, apo dyshojnë në tekbir, e të ngjashme.
Nëse i tilli kështu e ka gjendjen në gjitha namazet e tij, nuk preokupohet me këtë dyshim, sepse ky është cytje (vesvese) dhe cytjet ndodh që t’ia prishin njeriut adhurimin (ibadetin) e tij përderisa atë e shoqërojnë ato (vesveset).
~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Nurun ala Dërb 95 |.
Përktheu: B. Gj.