Pyetje: Nëse një grua dhe vajzat e saj kanë stoli, por vlera e këtyre stolive nuk e arrijnë nisabin, a duhet mbledhur stolitë e të gjithave në mënyrë që ato të arrijnë nisabin që pastaj të paguhet zekati?

Përgjigje: Kjo nuk është e detyrueshme, sepse çdo person ka pasurinë që është specifike për të. Ndërsa nëse këto stoli do të ishin pronësi e nënës dhe ajo vetëm ua ka huazuar ato vajzave të saj, atëherë ato konsiderohen si stoli të saj. Ndërsa nëse këto stoli janë të vajzave, atëherë është pasuria e çdo personi  është e veçantë për atë person dhe nuk bëhet bashkimi i pasurive të njerëzve të ndryshëm që mënyrë që të arrijnë nisabin.


Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fatauah fi Ahkam-us-Zakah, fq. 99
www.perlatmuslimane.com