Që zekati të jetë i detyrueshëm për të paguar, është e nevojshme që:
E para: Liria që është e kundërta e skllavërisë. Zekati nuk është i detyrueshëm për skllavin. Skllavi nuk zotëron asgjë dhe pasuria që ai posedon i përket në fakt të zotëriut të tij.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem):
“Ai që shet një skllav, i cili posedon një pasuri, pasuria e tij i përket shitësit të tij nëse blerësi nuk vënë kushte.”1
“Merr prej pasurisë së tyre (zekatin) që t’i pastrosh me të.” 2
Pasuria që ai posedon, pra i përket të zotërisë së tij. Në këtë mënyrë, ai konsiderohet të jetë i varfër që nuk posedon ndonjë pasuri. Ka konsensus se i varfëri nuk është i të detyruar të paguajë zekatin.
E dyta: Islami është e kundërta e mosbesimit (kufrit). Pra nuk është e detyrueshme për kafirin, pavarësisht nëse ai është renegat apo kafir nga fillimi. Zekati është pastrim. Allahu ka thënë:
“Merr prej pasurisë së tyre (zekatin) që t’i pastrosh me të.” 2
Kafiri është i ndyrë edhe në qoftë se ai do të përpiqet të pastrohet në ujin e detit, derisa ai të pendohet për kufrin e tij.
Por vetëm për shkak se kafiri nuk është i detyruar të paguajë zekatin, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të gjykohet për këtë. Në fakt, ai do të sillet para drejtësisë në Ditën e Gjykimit. Se ai nuk është i detyruar me të kjo do të thotë që ne nuk e obligojnë atë derisa ai të bëhet musliman.
“Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret shehadeti.” Pastaj ai përmendi namazin e pastaj tha: E nëse ata të binden në këtë, atëherë mësojua se Allahu i ka obliguar ata me zekat i cili merret prej të pasurve të tyre dhe i jepet të varfërve të tyre.” 3
“Ndihmesat (sadakatë) e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.” 4
Fakti që zekati nuk pranohet prej tyre, nuk ka dobi që të obligohen me të. Megjithatë, ata do të gjykohen për atë dhe do të dënohen. Dëshmi për këtë janë fjalët e Allahu (Te ala):
”Çka u solli juve në Sekar?” ”Ata thonë: ”Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin dhe nuk i ushqenim të varfëritë.”5
E treta: Zekatin të cilin Sheriati ka obliguar do të paguhet nëse të hollat arrijnë shumën e caktuar (nisab). Është e nevojshme që ai të zotëroj këtë shumë. Nëse ai nuk e arrin këtë, të cilën për shembull i varfëri nuk arrin, ai nuk është i detyruar që të paguaj asgjë. E njëjta gjë vlen, nëse ai zotëron një pasuri që është më pak se nisabi.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk duhet paguar zekat për atë që është më pak se pesë avsuk. Nuk duhet paguar zekat për atë që është më pak se pesë dhaud. Nuk duhet paguar zekat për atë që është më pak se pesë avaki.”[6]
Përveç kësaj pasuria e personit nuk përballon të paguajë zekatin në qoftë se ajo nuk e arrin këtë nisab.
E katërta: Pronësia, që do të thotë që pronari duhet të zotërojë një pasuri në pronësi të qëndrueshme.
E pesta: Që një vit të kaloj.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk duhet të paguhet ndonjë zekat për një pasuri derisa të mos ketë kaluar një vit.”7
1 Bukhari (2379) dhe Muslimi (3/1173).
2 9: 103
3 Tirmidhi (625).
4 09:54.
5 74: 42-44.
6 Bukhari (1484) dhe Muslimi (979).
7 Tirmidhi (626), Ibn Maxheh (1793), Darakutni (2/90), Bejhaki (4/103), Ebu Ubejd në Kitab-ul- Amual (1132) dhe Ibn Adijj (834). Albani tha se hadithi është autentik në (Irua ul Ghalil (3/256)).
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: esh-Sherh el-Mumti (6/19-22)
Mu’assasah Asam, 1416/1996
www.perlatmuslimane.com