Pyetje: Cili është gjykimi për sjelljen e ushqimit në xhami me qëllim sadakaje?
Përgjigje: Sjellja e ushqimit në xhamia për ta ngrënë të varfrit nuk ka ndonjë të keqe në këtë por jo të bëhet kjo në mënyrë të vazhdueshme sepse nëse bëhet rregullisht atëherë xhamia do të bëhet si shtëpi ose si vend ku kjo veprohet vazhdimisht për këtë qëllim. Por jo në mënyrë të vazhdueshme sepse nëse bëhet vazhdimisht atëherë xhamia do të shndërrohet në një shtëpi dhe një vend ku tubohen vazhdimisht për këtë qëllim.
Por nëse bëhet për një rast të veçantë si për shembull iftari në Ramazan atëherë nuk ka problem me kusht që të mos shqetësohen njerëzit në xhami dhe që xhamia të mos ndotet. Kjo është edhe praktika e njerëzve sot. Por ta shndërrojmë xhaminë në një lloj kafeneje ose restoranti, kjo nuk lejohet sepse xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë qëllim. Duhet bërë dallimin mes rasteve që bëhen nganjëherë dhe atyre të vazhdueshme.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421) Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com