U pyet shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë:
A është e ndaluar goditja në fytyrë, qoftë kjo për një grua apo dikë tjetër?

Ai u përgjigj:
“Po, është e ndaluar, edhe për kafshët. Profeti ﷺ ka thënë: ‘Kur të godasë ndonjëri prej jush, le të shmangë fytyrën.’ Kjo vlen për kafshë, për gra, për fëmijë dhe për shërbëtorë.” (Nga ligjëratat në shpjegimin e “Bulugul-Meram”, libri i martesës)

Ai gjithashtu tha:
“Madje kujdestari i jetimit duhet ta edukojë nëse nuk mjafton fjala, por pa e goditur në fytyrë. Le ta godasë në pjesë si: shpatulla, vithet, kofshët, shpina, dhe atë në mënyrë të lehtë, vetëm sa për ta ndalur nga gabimi.” (Nga fetvatë e mbajtura në mësime)

/Ebu Beker Ruli/