Pyetje:
Selam alejkum! A është e lejuar që gruaja të kërkojë shkurorëzim nëse nuk e do burrin e saj?
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut. Lavdia dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij.
Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Çdo femër e cila kërkon shkurorëzim prej burrit të saj pa ndonjë të keqe prej tij, bëhet haram për të era e Xhenetit”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vëretetë)
Gruaja ka të drejtë të kërkojë nga burri i saj shkurorëzim në këto raste:
- Nëse urren moralin e tij.
- Nëse burri ka probleme me praktikimin e fesë, siç është lënia e namazit, agjërimi i Ramazanit, apo angazhimi në mëkate të mëdha.
- Nëse burri nuk kryen detyrat e tij materiale ndaj bashkëshortes.
- Nëse nuk i ofron dashuri aq sa ta mbrojë atë nga mëkatet.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai).”
(El-Bekare: 229)
Gjithashtu, nga suneti i të Dërguarit (paqja qoftë mbi të) është transmetuar se:
“Bashkëshortja e Thabit ibn Kajsit erdhi te i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, dhe tha: ‘Thabitin nuk e qortoj në aspektin e moralit apo fesë, mirëpo urrej kufrin pasi jam bërë myslimane.’
I Dërguari e pyeti: ‘A ia kthen Thabitit kopshtin (që ia kishte dhënë si mehër)?’
Ajo tha: ‘Po.’
Pastaj i Dërguari i tha Thabitit: ‘Prano kopshtin dhe shkurorëzoje atë një herë.’”
(Transmeton Buhariu)
Ndërkaq, kërkimi i ndarjes nga burri pa ndonjë arsye të justifikuar është i ndaluar. I Dërguari i Allahut ka thënë:
Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Çdo femër e cila kërkon shkurorëzim prej burrit të saj pa ndonjë të keqe prej tij, bëhet haram për të era e Xhenetit”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vëretetë)
(Transmeton Ahmedi; Albani e konsideron të saktë)
Burimi: albislam.com




