Pyetje: Jam një djalë musliman, 18-vjeç, student në universitet. Dëshiroj të punoj online duke përgatitur plane studimi dhe duke publikuar përmbajtje islame në Instagram.

A është haram në këto raste:

  1. Nëse vajzat më shkruajnë privatisht për të më kërkuar ndihmë në lidhje me planet e tyre të studimit?

  2. Nëse disa prej tyre kanë foto profili ku shfaqet ‘avrah (pjesë që feja e ndalon të shfaqet publikisht) dhe ato komentojnë në postimet e mia, ose nëse ndodhin ndërveprime jo të hijshme (si p.sh. batuta apo biseda të papërshtatshme mes gjinive në seksionin e komenteve)?

Ju lutem, cilat janë gjërat e ndaluara (haram) që duhet t’i shmang në këtë lloj angazhimi?


Përgjigje: Allahu të shpërbleftë për kujdesin tënd në të mësuarit e dispozitave islame dhe për përpjekjen për t’u ruajtur nga gjërat që mund ta zemërojnë Allahun.

Në parim, nuk ka ndalim në punën që synon të bësh online. Gjithashtu, komunikimi me vajza është i lejuar nëse është i domosdoshëm dhe i kufizuar vetëm në atë që kërkohet, me ruajtje të kujdesshme ndaj çdo gjëje që mund të çojë në sprovë.

Nëse ndonjë vajzë ka foto profili ku tregohet diçka që feja islame e ndalon të shihet nga të tjerët, kjo nuk e bën të ndaluar bashkëpunimin. Megjithatë, ti ke detyrë ta mbrosh veten duke mos e shikuar atë imazh(foto). Nëse sytë të bien aksidentalisht në diçka të ndaluar, menjëherë largoje shikimin. Kjo bazohet në hadithin e transmetuar nga Muslimi, ku Xherir ibn Abdullahu – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë:
“E pyeta të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për një shikim të paqëllimshëmpapritur), dhe ai më urdhëroi ta largoj shikimin.”

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka shpjeguar:
“Shikim aksidental(pavullnetshëm) do të thotë që sytë të bien pa qëllim mbi një grua që nuk është mahrem. Për këtë shikim të parë nuk ka gjynah, por je i obliguar ta largosh shikimin menjëherë. Nëse e bën këtë, nuk je mëkatar. Por nëse vazhdon të shikosh me vetëdije, atëherë kjo bëhet gjynah sipas këtij hadithi.” [Fundi i citimit]

Sa i përket bërjes shaka apo ndërveprimeve të papërshtatshme mes meshkujve dhe femrave që nuk janë mahrem, qoftë edhe online, nuk lejohet, sepse mund të çojë në sprova. Por kjo nuk e bën të ndaluar vetë punën tënde, përderisa ti ruan kufijtë dhe i shmangesh gjërave qe janë haram i qartë, siç është shikimi në atë që nuk lejohet.

Së fundi, ti ke gjithashtu përgjegjësi të këshillosh dhe t’u kujtosh të tjerëve Allahun, duke vepruar sipas fjalëve të Profetit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Feja është këshillë (nasehah e sinqertë).” [Muslimi]

Allahu e di më së miri.

Burimi: https://www.islamweb.net/ – Solli në gjuhen shqipe pergjigje.net