Ndalimi i përhapjes së fshehtësive martesore:
Secili prej bashkëshortëve e ka të ndaluar që t’i tregojë fshehtësitë lidhur me jetën e tyre seksuale.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thotë: “Me të vërtetë në pozitën më të keqe te Allahu në ditën e gjykimit do të jenë njerëzit që kanë marrdhënie intime me gratë e tyre dhe gratë që kanë marrëdhënie me burrat e tyre, pastaj të njëjtit i tregojnë fshehtësitë e tyre.” (Transmetojnë Ibën Ebi Shejbe, VIII/67, Muslimi IV/157, Ahmedi, III/69, Ebu Ne’imi, Ibën Senijj, Bejhekiu, VII/193-194 prej Ebu Seid el-Hudriut.)
Transmetohet prej Esma b. Jezidit se kishgte qenë te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, derisa te ai ishin gra e burra dhe ai tha: “Ndoshta në mesin tuaj ka burra të cilët e tregojnë atë që e bëjnë me gratë e tyre, por ndoshta ka edhe gra që tregojnë atë që e bëjnë me burrat e tyre.”
– Njerëzit heshtën, ndërsa unë thashë: “Po për Allahun, o i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gratë e bëjnë këtë, por të njëjtën e bëjnë edhe burrat.”
– Ai tha: “Mos e bëni këtë, sepse vërtetë ai që e bënë këtë, ai është i ngjajshëm me shejtanin i cili rrugës e takon shejtanin femër dhe me të kryen marrëdhënie, kurse njerëzitë tjerë këtë e shikojnë.” (E përmend Ahmedi)
Titulli i Librit: “Çfarë keni dashur të dini e që nuk keni mundur të pyesni për jetën martesore në islam” Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, (RahimehUllah)




