Kefareti për personin që ka marrëdhënie intime me gruan gjatë menstruacioneve:
Atë njeri që e pushtojnë epshet dhe kryen marrëdhënie intime me gruan e tij para se ajo të pastrohet prej menstruacioneve, ai duhet të japë sadaka në një lartësi prej gjysëm funte angleze të aritë ose një të katërtën e saj për shkak të hadithit të cilin e transmeton Abdullah b. Abbasi prej Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili lidhur me këtë kishte thënë: “Jep një dinar ose gjysëm dinari.” (E Përmendin autorët e Suneneve, Teberani në “Mu-xhumul-kebir”, Ibënul Arabi në Mu’xhemu, Deramiu, Hakimi, Bejhekiu me zinxhir sahih sipas kushteve të Buhariut. Vlera e një dinarit të aritë është një çerekut osmanlij që peshon 1.80 gr. (vër. recens.)
Titulli i Librit: “Çfarë keni dashur të dini e që nuk keni mundur të pyesni për jetën martesore në islam” Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, (RahimehUllah)




