Pyetje: A është vdekja e dijetarëve prej shenjave të Kijametit?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se vdekja e dijetarëve është një mangësi e madhe për muslimanët, po ashtu humbja e tyre është humbje e diturisë që ata e mbartin.

Është vërtetuar në të në dy Sahihët nga Enesi – Allahu qoftë i kënaqur me të –, se i Dërguari i Allahut – Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, ka thënë:

إن من أشراط الساعة أن يرفع العلم، ويثبت الجهل، ويشرب الخمر، ويظهر الزنا

“Me të vërtetë, prej shenjave të Kijametit është largimi i diturisë, përhapja e injorancës, (shtohet) pirja e alkoolit dhe përhapja e zinasë (kurvërisë).”

Dhe ky hadith është padyshim argument se vdekja e dijetarëve është prej shenjave të Kijametit, sepse largimi i diturisë – siç dihet – është me ikjen (vdekjen) e mbartësve të saj, siç ka thënë ai – Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:

إن الله لا يقبض العلم انتزاعاً ينتزعه، ولكن يقبض العلم بموت العلماء

“Me të vërtetë, Allahu nuk e largon diturinë duke e hequr atë nga gjokset e njerëzve, porse e largon diturinë me vdekjen e dijetarëve.”

Dhe ky hadith po ashtu dëshmon se, vdekja e dijetarëve është prej shenjave të Kijametit.

✍Shejkh Abdul-Muhsin El-Abad – Allahu e ruajttë

Burimi: Sherh Sunen Ebi Dauud, 26/235

Përktheu: Shpend Rrustemi
https://t.me/rrugaesunetit