Cilat janë shtyllat e namazit?
Shtyllat e namazit janë pjesët kryesore të namazit. Pa to, namazi konsiderohet i pavlefshëm, madje ato nuk bien as nëse lihen me qëllim, e as nëse harrohen.
Ato janë:
-
Falja e namazit farz në këmbë, nëse kemi mundësi.
-
Tekbiri fillestar.
-
Leximi i sures “El-Fatiha”.
-
Rënia në ruku.
-
Ngritja nga rukuja.
-
Drejtimi i trupit pas ngritjes nga rukuja.
-
Rënia në sexhde me shtatë gjymtyrë, të cilat janë:
-
balli bashkë me hundën,
-
shuplakat e duarve,
-
gjunjët
-
dhe majat e këmbëve.
-
-
Ngritja nga sexhdeja.
-
Ulja ndërmjet dy sexhdeve.
-
Ulja për teshehudin e fundit.
-
Leximi i teshehudit të fundit, që është:
“Et-tehijjatu lil-lahi wes-salawatu wet-tajjibatu, es-selamu ‘alejke ejjuhe-n-nebijju we rahmetullahi we berekatuhu.
Es-selamu ‘alejna we ‘ala ‘ibadil-lahis-salihinë.
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, we esh-hedu enne Muhammeden ‘abduhu we resuluhu.”
(Buhariu, 797; Muslimi, 402)
Kuptimi në shqip:
“Përshëndetjet i takojnë Allahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty, o Pejgamber, si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.”
-
Dhënia selam.
-
Qetësimi në të gjitha këto shtylla të namazit.
-
Renditja ndërmjet shtyllave të namazit.
Marrë nga libri “Et-tuhfe el-islamijje li talibi’l-hidaje er-rabbanijje”
Autorët: Ibrahim El-Ued’an, Muhammed El-Ued’an dhe Abdurrahman El-Ued’an
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com




