Pyetje: Kur duhet ta fali namazin e natës nëse zgjohem pasi të ketë hyrë agimi?

Përgjigje: Ai që e humb namazin e natës për shkak të gjumit ose sëmundjes, mund ta falë atë gjatë ditës. Në këtë rast nëse zakonisht fal 3 rekate natën, i fal 4 rekate ditën. Nëse zakonisht fal 5 rekate natën, i fal 6 rekate ditën. Nëse profeti ﷺ e humbte namazin e natës për shkak të gjumit ose sëmundjes, ai i falte 12 rekate gjatë ditës.


Aishah -radijAllahu anha- rrëfeu:

“Nëse profetit ﷺ i ikte namazi i natës për shkak të sëmundjes ose për ndonjë arsye tjetër, ai falte 12 rekate gjatë ditës.”

Transmeton Muslimi (746), Tirmidhi (445), Ahemedi (24775), Nesai (1789) dhe Tejalisi (1603).

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (14 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com