Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut…
–• Është e pëlqyeshme që një musliman të fal namaz nate dhe të kujdeset për ta falur atë vazhdimisht çdo nate dhe nëse e lë ndonjë nate për shkak të një justifikimi siç është sëmundja, gjumi gjatë natës..etj, pëlqet që ta falë atë paradite.
–• Aishja -Allahu qoftë i kënaqur me të- ka thënë: “Ishte profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që nëse ai falte ndonjë namaz e vazhdonte atë (me këmbëngulje). Dhe nëse nonjëherë nuk ngrihej për shkak të gjumit ose të sëmundjes për të falur namaz nate, e falte atë ditën dymbëdhjetë rekate”
[Transmetuar nga Muslimi, nr 746].
]Ky hadith tregon që numri i rekateve që duhet të falesh gjatë ditës (paradite) është e pëlqyeshme që të jetë aq sa ti fal zakonisht gjatë natës, vetëm se ditën shton një rekat që të jetë çift. Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- i falte zakonisht njëmbëdhjetë rekate natën, kështu që ai i kompesoi me dymbëdhjetë rekate gjatë ditës.
–• Nëse zakonisht ti falesh pesë rekate natën, atëherë i kompeson ato gjashtë rekate gjatë ditës: nga mëngjesi deri para drekes, nëse falen paradite (në kohën që falet namazi i duhasë) është më mirë.
Allahu e di më së miri!
Dr. Adelina Kucana




