Ç’është autorizimi (El-Uekale)?
El-Uekale është të ngarkosh dikë tjetër në vendin tënd për çdo gjë apo për gjëra të caktuara.
Gjykimi për autorizimin
Autorizimi është i lejuar me Kur’an, Sunet dhe Ixhma’:
Allahu i Lartësuar thotë:
“Kësisoj, Ne i zgjuam ata (nga gjumi i gjatë) që ta pyetnin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: Sa kohë keni qëndruar (këtu në gjumë)? Ata iu përgjigjën: Kemi ndenjur ndoshta një ditë apo një pjesë të saj. Pastaj thanë: Zoti juaj, vetëm Ai e di më mirë se sa kohë keni qëndruar. Tani, dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë argjendi në qytet dhe të gjejë ushqim të pastër e të ligjshëm për të ngrënë dhe t’iu sjellë edhe juve të tjerëve këtu dhe të ruhet që askush mos të marrë vesh gjë për ju!”
[El-Kehf, 19]
Ebu Rafi’ (radijAllahu ‘anhu) thotë:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u martua me Mejmuneh duke qënë hallall (jo me rroben e bardhë të haxhit apo umras, por e kishte kryer atë) dhe hyri te ajo duke qënë hallall, kurse unë isha ndërmjetësi i atyre dyve.”
[Darimi, Ahmed – Sahih]
Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka pas autorizuar njerëz në kthimin e borxheve, ekzekutimin e ligjeve etj.
Muslimanët janë bashkuar në mendimin se autorizimi është i lejuar, madje i pëlqyeshëm, sepse ai është një lloj bashkëpunimi në të mira e devotshmëri, kur dihet që jo çdo njeri është i mundur që t’i bëjë vetë punët e tij; kështu që ka nevojë për dikënd tjetër që t’i bëjë ato në vend të tij me autorizimin e tij.
Gjërat në të cilat lejohet autorizimi
Ç’do gjë që i lejohet njeriut ta bëjë me dorën e tij, është e lejuar që ai të autorizojë dikënd tjetër në të.
I autorizuari duhet të jetë besnik
I autorizuari duhet të jetë besnik në atë që merr dhe që kryen dhe nuk kompenson gjë vetëm nëse prish diçka me qëllim.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:
“Nuk kompenson gjë ai që është mirëbesuar.”
[Sahihul-Xhamiu – Hasen]
Lutja jonë e fundit është:
El-hamdu lilahi rabbil-‘alemin!
Burimi: “RREGULLAT E SHITBLERJES NË ISLAM.”
Autor: Abduladhim ibën Bedevi el-Halefi




