Pyetësi:
Selam alejkum, hoxhë.
Një person që është në punë dhe ka raste që falet pak me vonesë, a i quhet namazi?
Përgjigjja:
Alejkum selam.
Nëse e fal brenda kohës, s’ka gjë.
Nëse e vonon derisa të kalojë koha e namazit pa arsye (harresë ose gjumë), atëherë ky namaz nuk quhet i vlefshëm, pasi i ka kaluar koha. Por duhet të bësh teube për këtë mëkat të madh dhe të falësh shumë namaze nafile, pasi nafilet i kompensojnë mangësitë e farzeve.
/Hoxhë Ismail Bardhoshi/




