Pyetja: A përfshihet në “mexhliset e dhikrit” (vendet ku përmendet Allahu) rasti kur një burrë mbledh familjen e tij dhe u mëson atyre nga ajo që ka mësuar në mexhliset e dhikrit?
Përgjigjja: Po, kjo hyn në mexhliset e dhikrit. Nëse një burrë mbledh familjen dhe fëmijët e tij dhe fillon t’i mësojë nga ajo që Allahu e ka mësuar dhe t’u japë dobi nga ajo që ka përfituar, atëherë ky tubim i tyre është mexhlis dhikri.
Përveç dobive që përfitojnë familja dhe fëmijët në atë tubim, në të ka edhe bereqet për ta në shtëpinë e tyre dhe largim të shejtanëve, sepse mexhliset e dhikrit janë mexhlise të engjëjve, ndërsa mexhliset e shkujdesjes janë mexhlise të shejtanëve.

 

Shejh Abdu Rezak El-Badër(Allahu e ruajtë)
📚 “Shpjegimi i librit “El-Uabil es-Sajjib” | mësimi (14)
https://telegram.me/Mesofenetende