Pyetje: A bën që emrin e vajzës time ta nxjerr nga emrat e djemve të mi duke marrë nga secili prej tyre disa shkronja dhe të dalë një emër femëror?

 

Përgjige: Nuk ta këshilloj, sepse ashtu i ke nxjerrë një emër pa kuptim.
Emrat shpesh ndikojnë në formimin e karakterit të njeriut.
Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thoshte: Shumica e njerëzve të prishur kanë emra që u përshtaten gjendjes së tyre dhe shumica e njerëzve të ndershëm kanë emra që u përshtaten gjendjes së tyre.
Prandaj lëre atë emër pakuptim sepse kam frikë se kjo gjë mund të ndikojë te karakteri i saj për të qenë e panjohur si emri që i ke zgjedhur dhe gjeji një emër me kuptim të mirë që ta ketë gjithë jetës së saj, siç bënte Profeti ynë (alejhi selam) me shpresë që Allahu ta bëjë si emrin që ia ke pëlqyer.

 

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/