Përgjigjja:
“Fatkeqësia më e madhe është kur shumë prind, domethënë, kujdesin ndaj fëmijëve e përmbysin me kujdes material. Domethënë: veshmbathje, dhomë të mirë, kushte të mira, ushqim, shëtitje dhe kaq! Shkollim, mur fund.
Ku është edukimi? Ku janë vlerat e besimit? Ku është udhëzimi? Kujdesi është minimal. Pse? Nuk ka kohë, nuk ka sabër, nuk ka dije. Andaj, kujdesi duhet, domethënë, të ndërtohet duke lexuar, duke dëgjuar ligjërata—ka elhamdulilah tash ligjërata. Kur s’ka kohë për fëmijët e vet, për çfarë ka me pasë kohë?
Andaj, duhet me gjetë kohë për fëmijët tanë, duhet me iu kushtue fëmijëve tanë. Kohë për me i mësu qysh duhet, kohë për me i dëgju, kohë për me ndenjt afër me ta, kohë për me iu dhënë përgjigje që realisht i qetëson ata, se ata kanë dilemat e veta për moshën që kanë.
Dhe duhet që fëmija me gjetë një lloj afërsie me prindërit e vet, që komunikon lirshëm, pa ngarkesa, pa rezerva, pa frikë. Ndërtimi i këtyre raporteve me fëmijët tanë është pjesë e këtij kujdesi. Nuk është haram veç me vjedh, haram nuk është veç me shit drogë. Për shembull, nëse ti ke me ofru shërbime të caktuara, a i ke ofru qysh duhet? A i ke ofru shërbimet në përputhje me pagën që e merr? Me, për shembull, pagesën që ta paguan dikush? Mund të jesh mjeshtër, mund të jesh, për shembull, çfarëdo qoftë që ofron.
Krejt kjo ka rëndësi çfarë parash po qet në shtëpi, dhe krejt kjo ndikon në edukimin e fëmijëve. Me çka po i angazhon? Nëse nuk i angazhon ti me diçka, ata kanë me u angazhu pastaj me shumë të tjera që janë të dëmshme. Dëshmia e prindërve ndikon në edukimin e fëmijëve: namazi, dhikri i babës, i nënës, duaja për fëmijë vazhdimisht. Këto janë disa nga faktorët që i përmendëm këtu nëntë apo dhjetë sosh që ndikojnë me lejen e Zotit në ruajtjen e fëmijëve tanë.”
Hoxhë Enis Rama




