Pyetja: ​ ​A lejohet ngritja e duarve gjatë lutjeve?

Përgjigjja: Ngritja ​e duarve është pjesë e lutjes thuaje ndryshe është edukatë. Pra, lutja ka edukatë, ka disa rregulla. Disa prej tyre janë shumë të rëndësishme, të cilat ndikojnë në pranimin apo mospranimin e duasë, por disa të tjera vetëm e ndihmojnë.

​Për shembull, të jesh me abdest është më mirë sesa pa abdest. Pjesë e kësaj është të ngresh duart. Pjesë e kësaj është të ulësh kokën poshtë, me modesti para të Madhit Allah. Pjesë e kësaj është të kthehesh nga Kibla.

​Por, nëse lutesh rrugës, jo nga Kibla, s’ka gjë, s’ka dert. Po nëse lutesh edhe me duart poshtë, s’ka dert. Por këto janë pjesë, janë pjesë plotësuese të cilat e plotësojnë lutjen si lutje. Domethënë, nuk është pjesë që pa të nuk bëhet duaja, por është pjesë plotësuese e ngritjes së duarve… e pranimit të duasë apo lutjes.

​Çfarë thonë hadithet?

​Ngritja e duarve, kjo është konsensus i të gjithë dijetarëve (ulemave), dhe është me hadith të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem. Hadithi është në Buhari e në Muslim, e në shumë vende, ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem (përmend rastin kur) dikush i ka ngritur duart lart (shiko, ka marrë haram, ka ngrënë haram, e i ngre duart e lutet…). Pra, kjo vërteton, është hadith i ngritjes së duarve, lutet.

​Pastaj, Pejgamberi ka ngritur duart dhe është lutur. Edhe me fjalë ka thënë, edhe me vepër i ka ngritur duart e është lutur. Por, jo çdo herë.

 

/Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi/