Pyetja: A osht gjynah me bo fshirjen e tatuazheve me laser?

Përgjigja:

​Sa i përket fshirjes së tatuazhit me laser: nëse tatuazhi mund të hiqet pa shkaktuar dëm serioz në trup, atëherë është mirë dhe e kërkuar të hiqet. Por nëse heqja me laser shkakton dëm të madh, djegie të rëndë, plagë, apo rrezik për shëndetin, atëherë personi nuk është i obliguar ta dëmtojë veten. Në atë rast mjafton pendimi i sinqertë tek Allahu.

​Pra, fshirja e tatuazhit me laser nuk është gjynah në vetvete; përkundrazi, mund të jetë gjë e mirë nëse bëhet në mënyrë të sigurt dhe pa dëm të madh.

​Allahu e di më së miri.

Burim: IslamQA, fatwa nr. 5452 dhe nr. 20283.