Përgjigjja:

​“E, puna e hallallëkut është punë e madhe në fenë islame. Prandaj, fillimisht ne duhet të kemi kujdes që mos t’i lëndojmë të tjerët. Pejgamberi alehiselam ka përmendur në një hadith kudsij, në fjalët e shenjta të Zotit: “Men adha lii uelijjen, fekad adhentuhu bil harb”. Ai i cili ma shqetëson një të dashur tim, një mysliman, myslimane, të devotshme, kush e shqetëson atë pa të drejtë, i kam shpallur luftë, thotë Allahu në këtë hadith kudsij. Pra domethënë është prej mëkateve të mëdha kur e shqetësojmë një mysliman apo një myslimane.

​Por ne jemi njerëz, dhe këto mund të ndodhin. Njeriu nganjëherë del nga vetvetja, siç i ndodh kjo të gjithëve. Mirëpo çfarë ka thënë Pejgamberi alehiselam: të gjithë jemi gabimtarë, por më i miri prej gabimtarëve është ai i cili pendohet edhe kthehet. Andaj hapi i parë i këtij vëllai është që ky e ka plotësuar hapin e parë që është penduar, është kthyer te Zoti xhelashanuhu.

​Por hapi i dytë është që atë të keqe që ia ka bërë X personit, me ia kthye. Në qoftë se pasuri i ka marrë, e ka mashtru, e ka bë diçka, me ia kthye pasurinë, ose me ia bë një kompensim të dëmit që ia ka shkaktuar.

​E në qoftë se është dëm i natyrës që nuk kompensohet, atëherë duhet që të kërkojë prej tij, domethënë ta lusë, të lutet me atë, të kërkojë prej tij që t’ia bëjë hallall. E në qoftë se ai këmbëngul, ti vazhdo me u lutë për atë të cilit i ke bërë keq, e ke shqetësuar. Lutu për të gjithmonë që Allahu me i dhënë hajër, me i dhënë bereqet, me i dhënë shëndet, me i dhënë xhenet, edhe që Allahu me ia mbush mendjen që me ta bë hallall.

​E në qoftë se ti vazhdon me bë vepra të mira, me bë punë të mira, me bë istigfar për atë, inshallah Allahu xhelashanuhu ka me ia kompensuar atij personi ditën e kiametit edhe me ta falë ty.”

/Hoxhë Faruk Lohaj/