Pyetje: Profeti ﷺ ka thënë:
”Falu në këmbë. Nëse nuk mundësh ta bësh këtë, falu ulur. Nëse nuk mund ta bësh këtë, falu i shtrirë në krahun tënd.”

Transmeton Bukhari (1117).

Si falet njeriu i shtrirë në krah? A duhet të jetë patjetër në anën e djathtë?

Përgjigje: Po, është më mirë të jetë në anën e djathtë. Nëse nuk mundet, atëherë shtrihet në anën e majtë. Nuk ka problem në këtë. Mirëpo, fytyra duhet të jetë e kthyer kah Kibla.

 

 

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (12)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com