Pyetje: Selam alejkum hoxhë!
Çfarë do të thotë fjala e Hasen el-Basriut: “U ra vlera te Zoti dhe e kundërshtuan Atë. Sikur të kishin vlerë tek Ai, do t’i kishte ruajtur nga kundërshtimi”?

Përgjigje: Alejkum selam.

Domethënia e kësaj fjale është se kur dikush vazhdon në mëkate, kjo është shenjë se ka humbur vlerën e tij tek Allahu. Po të kishte qenë i çmuar tek Ai, Allahu do ta kishte ruajtur prej tyre.

Kjo sepse nga akidja e Ehli Sunetit është se Allahu nuk kundërshtohet veçse me lejen e Tij.

Një ngjarje shumë domethënëse në lidhje me këtë besim tregohet për dijetarin Ebu Is’hak el-Esferajini (një nga imamët e Ehli Sunetit) dhe Kadi Abdulxhebbar el-Mu’tezili (një nga imamët e Mu’tezilive).

Një herë, Kadi Abdulxhebbar el-Mu’tezili hyri në një mexhlis ku ndodhej edhe Ebu Is’hak el-Esferajini. Kur e pa, tha:
Lavdi Atij që është i pastër dhe i dëlirë nga çdo shëmtuar!” (Domethënë: Allahu i Madhëruar, në veprimet e të Cilit nuk ka asgjë të shëmtuar.)

Ebu Is’haku iu përgjigj:
Lavdi Atij, në mbretërinë e të Cilit nuk ndodh asgjë veçse ajo që Ai dëshiron.”

Pastaj Kadiu pyeti:
A dëshiron Zoti ynë që t’i bëhet mëkat?

Ebu Is’haku u përgjigj:
A mos i bëhet mëkat Zotit tonë me forcë?!
(Domethënë: A ndodh ndonjë gjë në mbretërinë e Tij pa vullnetin e Tij dhe jashtë kontrollit të Tij?)