Përgjigje:  Gjykimi për këtë mesele varet nga ai i cili e kërkon ndarjen.

Nëse ndarjen e kërkon vajza dhe nga kjo lidhje nuk është konsumuar asgjë qofte edhe veçim nuk ka patur, atëherë ajo humbet të drejtën edhe te mehri edhe te dhuratat, që të gjitha duhet ti ktheje

Ndërsa nëse ndarjen e kërkon djali, atëherë ai humbet të drejtën tek gjysma e mehrit se gjysmën tjetër e merr vajza dhe gjithashtu humbet të drejtën te dhuratat

Me këtë lloj gjykimi sot gjykojnë shumica e gjykatave në në vendet islame dhe janë gjykime të marra nga sheriati islam.

▪️Ndërsa nëse nga kjo lidhje ka patur mes tyre qoftë edhe vetëm veçim

Nëse ndarjen e kerkon vajza atëherë ajo i kthen (djalit) mehrin por jo dhuratat

E nëse e kërkon djali ai nuk mund të rikthejë asgjë prej tyre.

Edhe njëherë ky është gjykimi në gjykatat e vendeve islame dhe janë ligje te marra nga sheriati islam.

 

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli