Pyetja: Më parë kemi përmendur se magjia mund të përdoret për të shkaktuar sëmundje. Ndër këto sëmundje është edhe paraliza, e cila mund të prekë disa njerëz.
Ndonjëherë dëgjon të thuhet se dikush ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por papritur u godit nga paraliza dhe mbeti i palëvizshëm.
A është e mundur që kjo të jetë pasojë e magjisë?
Përgjijgjja jonë është: Po, është e mundur.
Megjithatë, kjo mund të jetë edhe pasojë e një shkaku natyror, si p.sh. një goditje në tru (AVC). Por kjo nuk e pengon që personit t’i lexohet Kurani (rukje). Nëse gjatë leximit të ajeteve kundër magjisë ose syrit të keq vërehet një reagim për shembull lëvizja e dorës – dhe më pas mësohet nga familjarët se ai më parë ka qenë aktiv dhe i shëndetshëm, atëherë mund të mendohet se shkaku lidhet me magjinë. Në këtë rast, duhet vazhduar trajtimi me rukje.
Disa njerëz reagojnë gjatë leximit të ajeteve dhe, kur pyeten nëse dyshojnë për ndokënd, tregojnë se dikush në vendin e punës i ka kërcënuar ose u ka pasur zili, sepse ata punonin më mirë, ishin më të ndershëm dhe më të përkushtuar. Ose thonë se kishin zbuluar padrejtësi apo tradhti të dikujt dhe ai kishte frikë se mos e denonconin. Më pas, pa e kuptuar se si, u rrëzuane he u goditën nga kjo gjendje, e cila mund të jetë pasojë e magjisë.
Kjo mund të jetë si pasojë e dëmtimit nga xhindët, ashtu edhe nga një shkak natyror.
Por a mund të vijë vërtet paraliza si pasojë e magjisë?
Po, një lloj i tillë paralize mund të jetë rezultat i magjisë. Ne kemi parë shumë raste të ngjashme dhe vëllezërit që merren me rukje na kontaktojnë vazhdimisht duke na treguar histori të këtij lloji. Nuk është thjesht se xhindi pretendon se e ka shkaktuar paralizën, por kjo është një realitet që ata e kanë konstatuar në përvojën e tyre.
Autorë: Halid el Hibshi
Përktheu: Hoxhë Sinan Rushiti




