PYETJA:
A mund të ndikojë magjia (sihri) mbi shtëpitë dhe sendet e pajeta?
Për shembull, a mund t’i bëjë dikush magji makinës së një personi, në mënyrë që ajo të prishet ose që pronari i saj të pësojë një aksident?
PËRGJIGJJA:
Po, kjo është e mundur.
Ka raste kur magjia bëhet me qëllim që një person të pësojë aksident me makinën e tij ose të rrëzohet gjatë rrugës. Me lejen e Allahut, një gjë e tillë mund të ndodhë.
Madje ka raste kur njerëzit kanë humbur jetën si pasojë e kësaj. Kam një histori të vjetër lidhur me këtë, të cilën mund ta tregoj në një rast tjetër, nëse do Allahu.
Magjia nuk prek vetëm vetë personin, por mund të ndikojë edhe në çdo gjë që lidhet me të: pasurinë, shtëpinë, automjetin dhe sendet e tij. Nga përvoja jonë kemi parë se magjia shpesh prek gjithçka që rrethon personin, jo vetëm trupin ose shëndetin e tij.
Për shembull, në shtëpinë e tij mund të shfaqen shqetësime të vazhdueshme, dëmtime të pashpjegueshme ose edhe hedhje gurësh.
– Hedhje gurësh?
Po. Kemi parë raste të dokumentuara ku shtëpitë janë goditur vazhdimisht me gurë.
Në këto raste, magjia prek vetë shtëpinë, me qëllim që banorët e saj të mos gjejnë qetësi, rehati dhe paqe.
– A ndodh kjo për shkak të xhelozisë?
Po, shumë herë shkaku është xhelozia.
– Po për shkak të hakmarrjes?
Po, edhe hakmarrja mund të jetë një arsye që e shtyn dikë të bëjë magji kundër një personi.
– Kush janë zakonisht ata që bëjnë këtë lloj magjie?
Nga rastet që kemi hetuar, kemi vënë re se në shumë raste kjo lidhet me punëtorë që kanë ndërtuar ose kanë punuar në atë shtëpi. Kur e shqyrtojmë çështjen, shpesh zbulojmë se pronari është bërë objekt i magjisë për shkak të një konflikti me ta, si p.sh. sepse nuk ua ka dhënë pagën, nuk i ka paguar siç duhet ose u ka bërë padrejtësi.
Shejh Khalid Al-Hibshi Përktheu: Hoxhë Sinan Rushiti




