Nuk ka ndonjë të keqe të madhe, por nuk është e qëlluar. Sepse fillimisht kuptojmë çfarë do të thotë fjala “Zoti të lëntë shëndoshë”. Çfarë do të thotë me këtë?
Ky, ky shëndoshë është. Fizikisht është shëndoshë, por shpirtërisht është i mërzitur, sepse ka humbur të afërmin e vet. Andaj nuk qenka shprehja e duhur, në kohë të duhur, e as në vend të duhur.
Kjo sa i përket të gjallit, ndërsa sa i përket të vdekurit asgjë nuk përfiton prej kësaj shprehjeje. Përderisa ka mundësi të me përfituar prej shprehjeve të të gjitha atyre që shkojnë me pa apo në të pame, nëse lutesh për të, vijnë 100 veta, 1000 veta me parë. Dhe të gjithë ata bëjnë dua: “Allahut e mëshiroftë të vdekurin tuaj, Allahu jua faltë gjynahet, Allahu jua ndriçoftë varrin, Allahu jua lehtësoftë llogarinë e varrit e jetën varreza, Allahu e kënaqtë shpirtin e tij me shpirtat e evliave të Allahut, të afërmve të tij që kanë qenë që kanë shkuar më herët, Allahu ju bashkoftë në xhenet.”
A e di sa lutje të mira janë këtu? Përfiton i vdekuri e në mënyrë të drejtpërdrejtë gjithashtu përfiton edhe i gjalli, sepse freskohet shumë kur i dëgjon gjithë ato lutje e dua që bëhen për të.
Pastaj me shtu edhe fjalë të tjera për të gjallët, duke thënë: “Juve Zoti ju dhashtë sabër e gajret. Allahu ju shpërbleftë për sabrin e durimin. Allahu ju paguajtë edhe juve për mundin, për përkujdesin që keni pasur për të.”
Tani, u lute për të vdekurin, u lute për të gjallin, e freskove të gjallin, tamam e kryeve një punë, një argat të mirë. Ndërsa thjesht “qofsh shëndoshë”, dhe del jashtë e shkon, vjen tjetri “përseri qofsh shëndoshë”, çfarë mori ai aty? Andaj kjo shprehje(°Zoti ju lashtë shnosh) është e mangët gjithsesi.
Hoxhë Dr. SHEFQET KRASNIQI




