Muslimani duhet t’ia dëshirojë vëllait të vet të mirën që dëshiron për vete dhe të mos ia dëshirojë të keqen që nuk e dëshiron për vete.
Nëse sheh te dikush një mirësi dhe dëshiron ta kesh edhe ti, pa dëshiruar që atij t’i humbasë, kjo nuk është zili. Por, nëse dëshiron që tjetrit t’i largohet ajo mirësi, atëherë kjo është zili.
Pastrimi i zemrës nga ky ves kërkon përpjekje dhe durim. Kur dashuria për vëllezërit muslimanë bëhet e sinqertë, shumë nga këto ndjenja të këqija largohen. Kujto se, duke i dashur, duke ua dëshiruar të mirën dhe duke u bërë dobi, edhe ti fiton shpërblim. Prandaj, përpiqu t’u bësh mirë, në vend që të shqetësohesh se çfarë do të fitojnë ata më shumë se ti.
Për ta luftuar zilinë, ndiqi këto këshilla:
1. Kujto se Allahu i ndan mirësitë sipas urtësisë së Tij.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë.” (El-Xhuma: 4)
Dhe thotë:
“Ne ua kemi ndarë atyre mjetet e jetesës në këtë botë dhe i kemi ngritur disa mbi të tjerët në shkallë, që disa t’u shërbejnë të tjerëve.” (Ez-Zuhruf: 32)
Përsiat mbi këto ajete kur sheh te të tjerët mirësi që ti nuk i ke.
2. Lutju Allahut me përulësi që ta pastrojë zemrën tënde.
Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, lutej:
“Udhëzoje zemrën time dhe largoje ligësinë nga kraharori im!” (Tirmidhiu, nr. 3551; hasen-sahih)
Kuptimi është: udhëzoje zemrën time në rrugën e drejtë dhe largo prej saj mashtrimin, urrejtjen dhe mëritë.
3. Lexoje Kuranin dhe përsiat mbi kuptimet e tij.
Kushtoju vëmendje sidomos ajeteve që flasin për zilinë. Leximi i Kuranit të sjell shpërblim, ndërsa veprat e mira janë shkak për shlyerjen e të këqijave. Allahu i Lartësuar thotë:
“Vërtet, veprat e mira i shlyejnë të këqijat.” (Hud: 114)
4. Mëso nga jeta e Pejgamberit dhe e sahabëve.
Lexo sa larg ishte Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, nga zilia dhe sa shumë ua dëshironte të mirën të tjerëve, madje edhe armiqve të tij. Lexo edhe ngjarjet nga jeta e sahabëve dhe merr shembull nga sjellja e tyre.
5. Mos u jep hapësirë mendimeve të zilisë.
Kur të të vijnë mendime të tilla, kërkoji Allahut mbrojtje nga shejtani i mallkuar. Pastaj angazhohu me ndonjë punë të dobishme që të largon nga këto vesvese, në vend që të vazhdosh të merresh me to.
6. Mos lejo që zilia të të shtyjë t’i bësh padrejtësi dikujt.
Nëse ndien zili në zemër, kundërshtoje këtë ndjenjë dhe përpiqu ta largosh. Ruaju që ajo të mos shfaqet në fjalët ose veprimet e tua.
Mendimet që të vijnë pa dëshirën tënde nuk janë njësoj si fjalët dhe veprat që i bën me vetëdije. Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Vërtet, Allahu ia ka falur umetit tim mendimet që i kalojnë nëpër mend, për sa kohë që nuk vepron sipas tyre ose nuk i shpreh.” (Buhariu, nr. 5269; Muslimi, nr. 127)
7. Sillu me mirësi ndaj atij që ia ke zili.
Përshëndete me selam, shtrëngoja dorën dhe dhuroji diçka. Zilia ushqehet nga urrejtja, ndërsa mirësia dhe afrimi me tjetrin ndihmojnë në krijimin e dashurisë.
Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka që, nëse e bëni, do ta doni njëri-tjetrin? Përhapeni selamin mes jush!” (Muslimi, nr. 54)
Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kush ndien në vete zili ndaj dikujt tjetër, duhet ta përballojë atë me devotshmëri dhe durim, duke e urryer këtë ndjenjë te vetja… Ndërsa ai që i bën padrejtësi tjetrit me fjalë ose me vepra, dënohet për këtë. Kurse atij që i frikësohet Allahut dhe duron, pa u bërë prej të padrejtëve, Allahu i sjell dobi përmes devotshmërisë së tij.”
(Sëmundjet e zemrave dhe shërimi i tyre)
Allahu e di më së miri
Burimi i përmbledhjes: “Islami — Pyetje dhe përgjigje”, nr. 12205)
Përmblodhi dhe përktheu: Hoxhë Sabahudin SelimiSI TA PASTROSH ZEMRËN NGA ZILIA

Përmblodhi dhe përktheu: Hoxhë Sabahudin Selimi