Pyetja:

Kam trembje të madhe tërë natën, në fillim prej gjarprit e tani prej qenit. Kam parandjenjë se ka për të më ngrënë.

***

Përgjigjja:

Nuk duhet të shqetësoheni për veset e mundshme që ju mbjellin frikë të kohëpaskohshme gjatë ditës, gjatë natës apo edhe kur jeni në gjumë. Falënderimi absolut i takon Allahut Fuqiplotë, i cili ka krijuar ilaçin para sëmundjes, qetësimin para shqetësimit, sigurinë para frikës etj. E jona mbetet të udhëtojmë drejt gjetjes dhe zbulimit të të gjitha të mirave për t’iu  përballuar të këqijave. Derisa gjarpri dhe qeni janë krijesa të Allahut, sikurse është edhe njeriu, dhe njeriun Allahu e ka bërë sundimtar të tokës e jo diç tjetër prej krijesave, atëherë nuk ka vend për frikë aspak.

Sido që të jetë, udhëzimi im për ju në këtë rast është që të posedosh libërthin e lutjeve të ndryshme, të quajtur “Mburoja e Muslimanit” dhe aty i gjeni lutjet e mëngjesit, ato të mbrëmjes si dhe udhëzimet dhe lutjet para shkuarjes në gjumë, me të praktikuarit e të cilave do t’ju largohet tërësisht ndjenja dhe parandjenja e frikës si në gjumë ashtu edhe kur jeni zgjuar. Libri është i vogël, i lirë dhe gjendet në shitje kudo në libraritë islame.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku