Pyetja:

Jam 26 vjeçare dhe jam sociologe me profesion. I fali edhe pesë kohët e namazit. Më brengos fakti që ende nuk e kam gjetur fatin e jetës edhe pse vazhdimisht lus Allahun që të ma lehtëson rrugën për të më takuar me një person të ndershëm e të moralshëm mirëpo kjo s’ka ndodhur ende. Nuk di ç’ të bëj më shumë apo ndoshta ende nuk ka ardhur koha kur Allahu ka bërë caktimin për mua. Çka kishit mundur të thoni ju për këtë ose si të veproj unë në këtë rast i cili më brengos shumë kohëve të fundit dhe në njëfarë mënyrë e ndiej veten si të pavlerë në shoqëri dhe familje në këtë drejtim edhe pse profesionalisht kam arritur atë çka kam pasur dëshirë mirëpo në këtë drejtim ende jo.

***

Përgjigjja:

Në çdo situatë duhet të jeni e pajtuar me vendimet dhe caktimet e Allahut Fuqiplotë. Shumë sprova janë të rënda në fillim, por më vonë ato e japin shpërblimin e durimit, aq sa i sprovuari e falënderon Allahun për gjendjen e mëparshme pasi ta kuptojë se ka qenë në favor të tij ajo sprovë. Mjafton durimi për të llogaritur në shpërblimin për shkak të tij!

Motër, nuk keni nevojë ta trajtoni veten si të pavlerë për shkak të mosmartesës deri më tani, si intelektuale dhe si njeri që përfillni mësimet islame! Përkundrazi, niveli i juaj intelektual duhet t’ju bëjë edhe më krenare për të arriturat tuaja. Ju edhe pse sipas besimit dhe profesionit që keni, e dini rëndësinë e familjes dhe nevojën për jetë bashkëshortore, megjithatë nuk duhet ta konsideroni veten si të vonuar apo se ju ka kaluar koha.
Nëse ndiheni se keni probleme me magji, atëherë kërkoje shërimin e Allahut përmjet mënyrave legjitime, që i pranon Allahu. Në anën tjetër, shoqërohu me motra muslimane dhe bashkëvepro me to në jetë, ndoshta Allahu ju begaton me bashkëshort të mirë dhe të devotshëm.

Për më gjerë, lexo edhe këto linqe:

A ka dua të veçantë për martesë?

Brengosem për fatin tim…!

Muhamed Dërmaku