Pyetje: A dënohet në varr edhe besimtari (muʹmin) i pabindur apo kjo është e veçantë vetëm për mosbesimtarin?

Përgjigje: Dënimi i pandërprerë në varr është për munafikun (hipokritin) dhe për mosbesimtarin (kafirin). Për sa i përket besimtarit të pabindur, ai mund të dënohet në varr, sepse është vërtetuar në dy Sahih‐të nga hadithi i Ibn Abasit (radijallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), ndërsa po kalonte pranë dy varreve, tha:
“Ata [të varrosurit] po dënohen dhe nuk po dënohen për ndonjë mëkat të rëndë. Njëri prej tyre nuk kishte kujdes nga urina, tjetri përcillte fjalë mes njerëzve për t’i përçarë ata (nemimeh).”

Dhe dihet mjaft mirë që të varrosurit qenë muslimanë.

 

shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin