Pyetja:

Para se të kthehesha në Islam jam lutur për një djalë fetar. Edhe në kohën kur unë mendoja të filloja te falesha më ofrohet po i njëjti djalë që jam lutur për te, por pastaj e kam refezuar. A do të thotë kjo se unë e kam s’e kam shfrytezu shansin qe më është afruar ne atë kohë apo ka qenë caktim kështu?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Çfarë ka ndodhur ka ndodhur e s’kishte se si mos te ndodhte dhe se kështu si ka ndodhur ka qenë më hajrit për ty. Ne nuk e dimë se kush është më e hajrit për ne, mirëpo ti për një gjë duhet të jesh e sigurt se kaderi është më mirë për njeriun sesa zgjedhjet e tij. Kështu që ka të tjerë djem të mirë sa të duash, madje ai që do të kërkoje ty është më mirë për ty sesa ai inshallah dhe se gjithë e vërteta në lidhje me këtë është ajo fjalia e fundit e letrës suaj apo ka qenë caktim edhe s’ka mundur të ndodhë asgjë. Kjo është e vërteta: ka qenë caktim që ju mos me u lidh.

Imam dr. Ahmed Kalaja