Pyetje: Cili është gjykimi mbi dhënien e ushqimit për një plak matuf*?
Përgjigje: Plaku matuf nuk është i obliguar as të agjërojë dhe as të japë ushqim si kompensim, pasi ai ka të njëjtin gjykim si një fëmijë¹. Prandaj ai nuk ka asnjë detyrim në këtë çështje.
¹ Profeti ﷺ ka thënë:
”Është ngritur lapsi nga tre persona: Nga personi që është fjetur deri sa të zgjohet, nga fëmija deri sa të hyn në moshën madhore dhe nga i çmenduri deri sa të shërohet.”
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (72 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Fjala “matuf” përdoret në shqip me kuptimin e dikujt që është shumë i moshuar dhe i dobësuar mendërisht, pra një plak që nuk e ka më mendjen të kthjellët. Është një fjalë me ngjyrim disi përçmues dhe përdoret për të treguar dikë që është bërë i paaftë për të menduar qartë për shkak të pleqërisë.