Pyetja:

A duhet paguar zekatin për paratë e depozituara në bankë, duke ditur që një pjesë e parave nuk e ka kompletuar një vit hënor, meqë unë çdo muaj shtoj një sasi parash?

***

Përgjigjja:

Është obligim që të paguhet zekati për paratë e depozituara në bankë, kur ato të mbërrijnë nisabin (sasia që detyron zekatin) dhe të ketë kaluar një vit hënor. Dhe ti duhet të paguash
zekatin për sasinë e re (të parave), kur të ketë kaluar një vit hënor nga depozitimi i tyre, si dhe të paguash zekatin në shumën totale si të shumës fillestare, ashtu dhe të shumës së resë. Nëse s’mund ta kalkulosh këtë saktësisht, atëherë, për të qenë i sigurt, zekati duhet
të paguhet në krejt paratë që ke depozituar në bankë, qoftë herët apo vonë, me qëllim që të shkarkosh përgjegjësinë. Ti, po ashtu, duhet të caktosh një kohë për nxjerrjen e zekatit, siç është muaji i ramazanit, që të mos ngatërrohesh lidhur me kompletimin e vitit hënor të depozituar në kohë të ndryshme.

Komisioni i Përhershëm për Fetva