Pyetja:

Unë kam një truall për pronësinë e të cilit kam dokumente zyrtare, por një person tjetër ka provuar pronësinë e tij mbi këtë truall në mënyrë të rreme, dhe ende nuk ka përfunduar kontesti gjyqësor mes nesh. Meqë trualli ka mbushur 1 vit hënor, a duhet të paguajë zekat për këtë truall?

***

Përgjigjja:

Ibn Kudame në el-Kãfi ka thënë: “Në rastin e uzurpimit të pronës, humbjes, borxhit që s’mund ta marrësh, për shkak të pamundësisë dhe refuzimit për ta kthyer, apo zvarritjes (vonimit) së tij, përcillen dy qëndrime.

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “… në medhhebin tonë ka dy qëndrime. Njëri se për kësi rasti duhet të paguhet zekati, por s’është e nevojshme ta japësh atë, derisa ta posedosh, kështu që paguan për atë që ka kaluar, edhe nëse kalojnë dhjetë vite. Qëndrimi i dytë është se në këtë rast nuk paguhet zekat, sepse malli nuk është në pronësinë e tij dhe ai s’ka mundësi ta rikthejë atë; nëse e kërkon atë, s’mund ta marrë. Dhe ky qëndrim është i sakti.” (Sherh
el-Kãfi)

Shejhul-Islam ibn Tejmije tha: “Nuk është i obligueshëm zekati për borxhin e vonuar, apo kur s’ka mundësi të kthehet, apo personi është i papunësuar, apo ai refuzon ta kthejë borxhin, apo kur uzurpohet prona, apo kur vidhet. Kjo përcillet nga Ahmed, gjë që zgjodhën dhe e saktësuan një grup bashkëmendimtarësh të tij; dhe ky është edhe qëndrimi i Ebu Hanifes.” (el-Ikhtijãrãt, 146)

islamqa