A është bidat veshja e rrobave të zeza kur vdes ndonjë i afërm?!

Kjo pyetje ne fakt ka lidhje me dispozitat e mbajtjes zi në Islam, te cilat po i përmbledh si vijon:
– Nëse një gruaje i vdes burri i saj mbajtja e zise per të është e kufizuar dhe periudha e detyrueshme e pritjes për të është katër muaj e dhjetë ditë.
– Nëse një gruaje i vdes një nga njerëzit e afërm, përveç burrit, mbajtja e zisë për të në këte rast është tre ditë, siç dëshmohet nga hadithi i saktë nga Zejneb vajza e Ebi Seleme, e cila ka thënë:
“Unë hyra tek Umu Habiba, bashkëshortja e Profetit -paqja qoftë mbi të- kur vdiq babai i saj, Ebu Sufjani, e cila kërkoi parfum (apo diçka me aromë)…,pastaj tha:
“Nuk kam nevojë për parfum, por kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut -paqja qoftë mbi të- të thotë:
(لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تحد على ميت فوق ثلاث ليال إلا على زوج أربعة أشهر وعشرا)
“Nuk është e lejuar për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit për të mbajtur zi për të vdekurit më shumë se tre netë, përveç burrit të saj që mban zi katër muaj e dhjetë ditë.

Ne keto dite (te mbajtjes zi) gruas i lejohet qe te veshe çfare te doje nga ngjyrat qofte edhe me rroba të zeza, vetëm nëse ato janë të njohura si zbukurim te populli i saj.
Ndersa përhapja në disa vende te Shqiperise se veçimit të veshjes me të zeza për të mbajtur zi duke u ndaluar nga ngjyrat e tjera edhe nëse nuk janë zbukurim nuk ka bazë për të në fe.

Përgjigja nga Adelina Kuçana