Pyetja:

A është e lejuar që burri t’i derdhet gruas në gojë? Dhe a lejohet burri që t’i thotë gruas jo kur e therret për marrëdhëniet intime?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Çdo lloj marrëdhënie intime mes dy bashkëshortëve është e lejuar, përveç marrëdhënieve anale (në vendin e jashtëqitjes) ose kur ajo të jetë me menstruacione, ose lehoni.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj, marrëdhëniet orale janë të lejuara në mendimin më të drejtë të dijetareve të Islamit, sepse nuk ka argument që e ndalon një gjë të tille. E në rrjedhë të përgjigjes suaj ejakulimi në gojën e bashkëshortes (derdhja) lejohet, sigurisht duke gjetur dhe mirëkuptim, sepse nëse ajo nuk e ndjen këtë ose nuk e koncepton, atëherë në të tilla momente shihet kënaqësia e të dy palëve.

Ndërsa, për sa i përket pyetjes së dytë, kjo është një çështje që dijetaret e Islamit e kanë trajtuar në një aspekt tjetër: sa herë e ka burri për detyrë të kontaktojë me bashkëshorten? Në mendime të ndryshme, më i përafërti është të paktën në çdo katër ditë, ndërsa mendimi më i drejtë është se është obligim sa herë të ketë nevojë (ta dëshirojë )partneri, duke marrë në konsiderate dhe mundësitë e burrit për t’iu përgjigjur.

Ndërsa se a ka obligim ai kur e thërret gruaja? Jo, e kundërta qëndron. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja